RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit

i-vazhdohet-paraburgimi-edhe-per-dy-muaj-kryeshefit-te-kek-ut,-nagip-krasniqit

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja në Gjykatën Themelore në Prishtinë , Mirlinda Gashi.

Siç thotë Gashi, pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

“Gjykata të premten e ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit”, theksoi ajo.

Krasniqi është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Related posts

Një plan i ri amerikan për Gazën me Hamas të paçarmatosur

Irfan Jahiu

Kaos brenda e jashtë Kuvendit, 6 policë të plagosur dhe 17 protestues në spital

Muhamet Ramadani

Policia për barrikadat në veri: Janë bllokuar rrugët nacionale në Leposavçiq, Zveçan dhe Zubin Potok

admin