RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i inteligjencës gjermane: PKK-ja grupi më i madh terrorist i huaj në Gjermani

shefi-i-inteligjences-gjermane:-pkk-ja-grupi-me-i-madh-terrorist-i-huaj-ne-gjermani

Shefi i agjencisë së inteligjencës së brendshme të Gjermanisë (BfV), Thomas Haldenwang, ka deklaruar se PKK-ja është grupi më i madh terrorist i huaj në Gjermani, me rreth 14.500 mbështetës, transmeton Anadolu.

“Ekstremistët përdorin krizat për të krijuar lidhje me klasat e mesme dhe gjithashtu ndajnë mitet e konspiracionit, dezinformimit dhe propagandës”, tha Haldenwang gjatë një konference të përbashkët për media në Berlin me ministren e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser.

Haldenwang theksoi se ekstremizmi i krahut të djathtë vazhdon të jetë kërcënimi më i madh ekstremist në vend.

“Ne gjithashtu shohim një nivel të lartë të radikalizmit në ekstremizmin e dhunshëm të krahut të majtë”, tha ai.

Sipas tij, gjithashtu është rritur edhe kërcënimi i spiunazhit, ndikimi i paligjshëm, fushatat dezinformuese dhe sulmet kibernetike, kryesisht për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Aktorët kryesor në këto aktivitete të drejtuara kundër Gjermanisë janë Federata Ruse, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Islamike e Iranit, secila me një fokus të ndryshëm”, tha Haldenwang.

Faeser, nga ana e saj, mbrojti komentet e shefit të inteligjencës, duke theksuar se “lufta kriminale ruse e agresionit kundër Ukrainës ka ndryshuar situatën e sigurisë në të gjithë Evropën”.

“Ne kemi marrë masa të forta për t’u armatosur kundër spiunazhit, fushatave të dezinformimit dhe sulmeve kibernetike. Raporti i inteligjencës tregon se ekstremistët po bëhen më të dhunshëm dhe më të rinj. Ideologjitë po bëhet gjithnjë e më të përziera”, tha Faeser.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqi, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Turqia është ankuar se pavarësisht statusit të paligjshëm të grupit, vendet e BE-së prej kohësh kanë mbajtur një sy të mbyllur ndaj aktiviteteve të grupit në tokën e tyre, përfshirë për aktivitetet përmes mediave, demonstratave pro-terroriste dhe dhunës që kërcënon zyrat diplomatike turke dhe shtetasit turq jashtë vendit.

Related posts

Deputeti i LVV-së: Lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit, kërcënim për Kosovën. Serbia po ledhatohet nga ndërkombëtarët

admin

Sunak: Më shumë shqiptarë të dëbuar gjatë 2023

admin

Shefi i EULEX-it: Bashkë me PK-në dhe KFOR-in po monitorojmë situatën e sigurisë në katër komunat veriore

RTI