RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan bëri thirrje për unitet kundër përshkallëzimit të islamofobisë në vendet perëndimore

erdogan-beri-thirrje-per-unitet-kunder-pershkallezimit-te-islamofobise-ne-vendet-perendimore

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan theksoi nevojën për veprime kolektive për të adresuar përshkallëzimin e islamofobisë dhe ksenofobisë në vendet perëndimore, raporton Anadolu.

“Sulmi i poshtër ndaj librit tonë të shenjtë, Kuranit, në Suedi në ditën e parë të Kurban Bajramit zbulon dimensionet e tmerrshme të islamofobisë”, tha Erdoğan në një video-fjalim të shtunën në Darkën Gala të Konventës së 46-të Vjetore të Shoqatës së Mjekëve Pakistanezë të Amerikës së Veriut (APPNA).

Erdoğan theksoi se është përgjegjësi e të gjithë muslimanëve që kjo të mos ndodhë përsëri.

“Të gjithë ne, të gjithë muslimanët, kemi një përgjegjësi të madhe për të siguruar që veprime të tilla, ndaj të cilave ne reagojmë shumë fuqishëm në Turqi, të mos përsëriten. Nëse veprojmë si një, askush në botë nuk do të guxojë të sulmojë vendet e shenjta të muslimanëve”, tha ai.

Erdoğan foli edhe për lidhjen e fortë mes popujve të Turqisë dhe Pakistanit si dy kombe vëllazërore, duke theksuar marrëdhëniet e jashtëzakonshme mes dy vendeve.

Related posts

BE-ja çon Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë për shkak të ligjit kundër ndikimit të huaj

admin

Ditë historike për Kosovën/ Bëhen 34 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

admin

Kush-kujt do ia shtrijë dorën e bashkëpunimit për 28 dhjetor? KQZ tregon afatin për deklarimin e koalicioneve

admin