RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Keqpërdorim të detyrës, kërkohet paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve

​keqperdorim-te-detyres,-kerkohet-paraburgim-ndaj-shtate-te-dyshuarve

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj shtatë të pandehurve me inicialet N.Xh., B.B., I.S., R.C., F.Z., J.V., dhe A.S., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurin N.Xh., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

“Për të pandehurin B.B., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”. Ndërsa, për të pandehurin I.S., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”. Për të pandehurin J.V., ekziston dyshimi i bazuar se ka veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”. Kurse, ndaj të pandehurit me inicialet F.Z., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”. Ndërsa, ndaj të pandehurit me inicialet R.C., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” dhe ndaj A.S., sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, thuhet në njoftim.

Related posts

Siria e Al-Sharaa hiqet nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin

Irfan Jahiu

Zbulimi i WSJ: Ja si e paralizuan armët amerikane mbrojtjen ajrore të Venezuelës dhe i hapën rrugën kapjes së Maduros! Çfarë është “Zappers”…

admin

Mes 4 djemve të vrarë në luftë, Sheremet Sejdiu: Nuk gjeta rrugë tjetër, iu pshteta Zotit

Muhamet Ramadani