RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani dhe Hovenieri diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në Bratisllavë

osmani-dhe-hovenieri-diskutojne-per-zbatimin-e-marreveshjes-se-dakorduar-ne-bratisllave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, me ç’rast është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në punën që po bëhet për të zbatuar atë se çfarë është dakorduar në Bratisllavë.

Sipas njoftimit, presidentja Osmani theksoi se kërcënimet nga Serbia dhe grupet e saj kriminale ndaj policëve të Kosovës që i takojnë komuniteteve joshumicë, kanë për qëllim t’i dekurajojnë komunitetet në Kosovë nga pjesëmarrja në jetën institucionale publike, dhe si të tilla duhet të dënohen, përcjell teve1.info

“Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, me ç’rast u vlerësuan projektet e përbashkëta që kontribuojnë në thellimin e këtyre raporteve. Në takim u theksua edhe nevoja për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në këtë drejtim”, bëhet e ditur në njoftim.

Related posts

Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit

RTI

Ushtria izraelite vret 15 palestinezë në sulmin në jug të Gazës

admin

BE i përshkruan sulmet ndaj Kuranit si “provokim individual”

rezart morina