RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan zhvillon bisedë me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim

erdogan-zhvillon-bisede-me-kryeministrin-e-malajzise,-anwar-ibrahim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë përmes video-konferencës me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës thuhet se presidenti Erdoğan në bisedë tha se me ftesë të kryeministrit malajzian do të vizitojë Malajzinë në mundësinë e tij të parë.

“Marrëdhëniet Turqi-Malajzi janë çuar më tej në bazë të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës”, theksoi Erdoğan duke shtuar se kanë mirëpritur edhe miratimin e dhënë që Republika Turke e Qipros Veriore të hapë Zyrë Tregtie në Malajzi.

Erdoğan potencoi marrëdhëniet në fushën e industrisë së mbrojtjes që tashmë mbartin cilësinë e lokomotivës dhe se dëshirojnë të përfundojnë sa më parë memorandumin e mirëkuptimit për plotësimin e nevojave të Malajzisë në këtë fushë.

Më tej në bisedë presidenti Erdoğan nënvizoi nevojën për të paraqitur një qëndrim të fortë, të vendosur dhe të përbashkët kundër sulmeve të kryera ndaj Kuranit. Ai tha se vendimet e marra në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), janë të rëndësishëm në këtë aspekt.

Duke tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e vendosjes së FETO-s në listën e organizatave terroriste në Malajzi, Erdoğan tha se si Turqi presin mbështetje në mënyrë të fuqishme për këtë çështje nga kryeministri Ibrahim.

Related posts

Pesë të arrestuar dhe dy persona në kërkim, detaje të reja për aksionin në Pejë

admin

Protesta në Tel Aviv, kërkohet arritja e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve

Muhamet Ramadani

Ushtroi dhunë ndaj partneres së tij për dy vite me radhë, përfundon në arrest shtëpie 22-vjeçari shqiptar! I riu e kanoste dhe e rrihte në sy të fëmijës 3 muajsh

admin