RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RMV: Pendarovski dha urdhër për përgatitje të kontigjentit të ushtarëve dhe mjeteve për ndihmë Sllovenisë

rmv:-pendarovski-dha-urdher-per-pergatitje-te-kontigjentit-te-ushtareve-dhe-mjeteve-per-ndihme-sllovenise

Presidenti Stevo Pendarovski, si komandant suprem i forcave të armatosura të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut i dha urdhër shefit të Shtatmadhorisë së Armatës të ndërmerren masa për përgatitje të kontigjentit të ushtarëve dhe mjeteve materiale-ushtarake të cilat së shpejti do të niseshin drejt Republikës së Sllovenisë për të ndihmuar në përballjen me pasojat nga vërshimet katastrofale të cilat e goditën vendin.

Siç ceket në kumtesën e Kabinetit të shefit të shtetit, presidenti Pendarovski paraprakisht në bisedë me presidenten sllovene, Natasha Pirc-Musar shprehi keqardhje dhe ngushëllime për Slloveninë dhe të gjithë banorët e saj për humbjet dhe dëmet e pësuara në vërshimet të cilat ishin me përmasa të mëdha dhe shprehi gatishmëri për ndihmë.

“Sllovenia është mike e madhe e Maqedonisë së Veriut, shtëpi e shumë bashkëqytetarëve tanë, aleate e jona në NATO, shtet me të cilin bashkëpunojmë në disa procese dhe nisma, ndërsa synojmë të kemi edhe të ardhme të përbashkët në suaza të BE-së. Shoqëria e vendit tonë e kujton ndihmën të cilën Sllovenia na e dha në të kaluarën gjatë përballjes me fatkeqësitë natyrore dhe ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në pajtim me nevojat e shprehura nga ana sllovene në kuadër të mundësive tona”, ceket në kumtesën nga Kabineti i presidentit Pendarovski. /shenja

Related posts

Escobar: Vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit – i vështirë, por i domosdoshëm

admin6

Alarm në Europë për pluhurin afrikan, stuhia gjigante e grimcave të rërës rriti ndotjen shumëfish nga nivelet e rekomanduara. Njerëzit shfaqin probleme me frymëmarrjen

admin

Lituania shkëputet për herë të parë nga varësia energjitike ruse

admin