RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Yaşar Güler ka uruar ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re.

Sipas njoftimit, në letrën e ministrit Yasar thuhet se zgjedhja e ministrit Maqedonci në këtë post të rëndësishëm është shenjë e besimit në eksperiencën, njohuritë si dhe aftësitë profesionale e ushëheqëse të Ejup Maqedoncit.

“Ndërsa shpreh bindjen se bashkëpunimi bazuar në miqësinë e ndërsjelltë dhe mirëkuptimin ndërmjet dy Ministrive dhe Forcave të Armatosura do të thellohet më tutje me kontributin e Ministrit Maqedonci si udhëheqës i këtij institucioni.Në fund Ministri Yasar u uron shëndet, suksese dhe mirëqenie të gjithë anëtarëve të shquar të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Related posts

Një luftë e re mund të trazojë botën…

Irfan Jahiu

Dy kandidatët më të moshuar ndonjëherë në garën për zgjedhjet, çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?

admin

Kisha bullgare pranoi Kishën maqedonase sipas tomosit të Kishës serbe

admin