RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE kërkon ndihmë për Bullgarinë dhe Greqinë e goditur nga përmbytjet

be-kerkon-ndihme-per-bullgarine-dhe-greqine-e-goditur-nga-permbytjet

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian Katarina Barley ka bërë thirrje për ndihmë të BE-së për vendet në Evropën Juglindore të prekura rëndë nga stuhitë vdekjeprurëse të fundit.

”Ashtu si me fatkeqësitë e mëparshme natyrore në vendet e tjera anëtare, Fondi i Solidaritetit të BE-së duhet të përdoret për rindërtim”, tha Barley për median gjermane.

”Do të ishte gabim të besohet se këto janë dukuri normale të motit”, theksoi politikani i Partisë Social-demokrate (SPD) në pushtet në Gjermani.

Manfred Weber, një nga politikanët më të rëndësishëm gjermanë në parlament, ka kërkuar më shumë para’ për mbrojtjen civile evropiane.

“Ndryshimi i kushteve të motit sfidon të gjitha vendet tona për të investuar më shumë në përshtatjen klimatike dhe shërbimet tona të emergjencës”, tha Weber, kreu i Partisë Popullore Evropiane (EPP), grupi më i madh në parlament. /atsh

Related posts

Cili është njeriu më i mirë në histori, e pranon edhe Google…

admin

Zjarret dalin jashtë kontrollit në perëndim të Kanadasë

Muhamet Ramadani

Rritet numri i viktimave në Gaza: 72,249 të vrarë që nga fillimi i luftës

Kushtrim Guraj