RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro ndihmë për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi

qeveria-e-kosoves-ndan-500-mije-euro-ndihme-per-familjet-e-prekura-nga-termeti-ne-turqi

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro në ndihmë për familjet e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi.

Kryeministri, Albin Kurti tha se Kosova rikonfirmon solidaritetin, ndihmën dhe mbështetjen e parezervë ndaj popullit të prekur turk.

“Duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin me popullin turk dhe udhëheqjen e Republikës së Turqisë për mijëra jetë të humbura tragjikisht nga tërmeti shkatërrues rikonfirmojnë solidaritetin,ndihmën dhe mbështetjen tonë të parezervë, andaj propozohet ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej 500 mijë eurosh për mbështetje financiare për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi”, ka deklaruar Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka thënë se këto mjete vijnë si mbështetje për qytetarët në Turqi që kanë pësuar nga tërmeti.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit, ku kanë mbetur të vdekur mijëra persona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka klasifikuar tërmetin e 6 shkurtit si “katastrofën më të rëndë natyrore” që prej një shekulli në Evropë.

Prej tërmetit humbën shtëpitë e tyre miliona vetë. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore vetëm në Turqi dëmet materialeshkojnë në më shumë se 34 miliardë dollarë.

Related posts

Ibrahim Kalın në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë

admin

153 milionë euro më pak mallra serbe në Kosovë më 2023, krahasuar me 2022

admin

 Astronautët sauditë nisën për hapësirë

rezart morina