RTV AHIRETI
KosovëLajmeRajon dhe Botë

Rama: Këmbanë alarmi, komuniteti euroatlantik të ulë pa kthim Kosovën dhe Serbinë në tryezën e dialogut

rama:-kembane-alarmi,-komuniteti-euroatlantik-te-ule-pa-kthim-kosoven-dhe-serbine-ne-tryezen-e-dialogut

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur.

Në një reagim për ngjarjen në veri të Kosovës, Rama tha se “kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetërore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë”.

“Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, u shpreh ai. /atsh

Related posts

“Fëmija i ëmbël, i kthyer në vrasës gjakftohtë!”- Profili kontradiktor i atentatorit të Trump: Si njihej nga miqtë Thomas Crooks? Ja çfarë është zbuluar rreth 20-vjeçarit

admin

Skemë mashtrimi me biletat në Muzeun e Luvrit, 9 të arrestuar, mes tyre dy punonjës! Dëmi 10 mln euro, nën hetim dhe guidat turistike, ja si funksiononte rrjeti

admin

Mbreti Charles u përball me protesta për shkak të lidhjeve të vëllait të tij me Epsteinin

RTI