RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri Rama takon Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe

kryeministri-rama-takon-princin-e-kurores-se-emirateve-te-bashkuara-arabe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në një takim në Tiranë Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan, transmeton Anadolu.

“Takim me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan, me të cilin folëm për ecurinë pozitive të projekteve të përbashkëta”, ka shkruar kryeministri Rama në rrjetet sociale në lidhje me takimin.

Takimi është realizuar në selinë e Kryeministrisë së Shqipërisë me pjesëmarrjen e ministrave të kabinetit qeveritar të Shqipërisë dhe zyrtarëve të tjerë nga të dyja vendet.

Related posts

​Presidenti Radev: Maqedonia e Veriut ende nuk e ka të hapur derën për negociatat e anëtarësimit në BE

admin

Mrekulli tjetër në Turqi: Foshnja 6-muajshe nxirret gjallë nga rrënojat 82 orë pas tërmeteve

admin

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën për njohjen e Kosovës, ja sa deputetë votuan kundër

admin