RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani pritet me nderime të larta në Kroaci

osmani-pritet-me-nderime-te-larta-ne-kroaci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me ceremoni të lartë nga homologu i saj, Zoran Milanoviq në Kroaci.

Sipas njoftimit të presidencës së Kosovës, fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Në agjendë të vizitës së Presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.

Related posts

Ministri i Jashtëm hungarez: Turqia, partner i besueshëm dhe i drejtë tranziti energjetik

Muhamet Ramadani

Gashi: NATO 3.0 duhet të vlerësohet nga perspektiva e një rinisjeje strategjike të aleancës

Irfan Jahiu

Prokuroria kishte kërkuar 45 vite burg për secilin, Haga shpalli fajtor katër ish-krerët e UÇK-së, detaje nga seanca

admin