RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zyrtarët izraelitë u japin më shumë kohë banorëve të Gazës për të ikur

zyrtaret-izraelite-u-japin-me-shume-kohe-banoreve-te-gazes-per-te-ikur

Zyrtarët e qeverisë izraelite kanë treguar se do t’u japin më shumë kohë civilëve palestinezë në pjesën veriore të Gazës për t’u evakuuar në pritje të një ofensive tokësore në shkallë të plotë.

Ndërsa nuk përmendet një afat specifik, zëdhënësi ushtarak vuri në dukje se zgjatja është e nevojshme për shkak të një numri të konsiderueshëm njerëzish që duhet të largohen nga zona.

Qeveria izraelite po inkurajon popullsinë në Gazën veriore dhe qytetin e Gazës që të shpërngulen në rajonet jugore për sigurinë e tyre.

Theksohet se Izraeli nuk kërkon që palestinezët të largohen tërësisht nga Gaza, por të lirojnë zonat veriore, të cilat ata besojnë se Grupi Palestinez i Rezistencës Hamasi po i përdor për aktivitetet e tyre. /mesazhi

Related posts

Gjermani, mijëra mjekë në grevë për shkak të mosmarrëveshjes së fundit për pagat

admin

Sulmi izraelit vret 8 persona dhe plagos dhjetëra të tjerë në Libanin jugor pas shpalljes së armëpushimit

Muhamet Ramadani

Studimi zbulon shifrat: 900 milionë të infekuar me Covid në Kinë

admin