RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Vetëm 10 nga 36 spitalet në Gaza ofrojnë pjesërisht shërbim

obsh:-vetem-10-nga-36-spitalet-ne-gaza-ofrojne-pjeserisht-sherbim

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, përmes një postimi në platformën sociale X bëri të ditur se vetëm 10 nga 36 spitalet në Gaza ofrojnë pjesërisht shërbim dhe sistemi shëndetësor mezi mbijeton, transmeton Anadolu.

Ghebreyesus njoftoi se Spitali Amal i Gjysmëhënës së Kuqe në qytetin Khan Younis në jug të Gazës, ndaloi ofrimin e shërbimit shëndetësor për shkak të përleshjeve brenda dhe rreth objektit më 26 mars.

Duke përsëritur thirrjen e tij që t’u jepet menjëherë fund sulmeve ndaj spitaleve në Gaza, Ghebreyesus theksoi se personeli mjekësor, pacientët dhe civilët duhet të mbrohen.

Related posts

Drogë në Gaza? Po, nga Izraeli!

admin

Pesë palestinezë u vranë gjërsa forcat izraelite sulmuan kampin e Bregut Perëndimor

admin

“Armët, kulturë ballkanase”, ekspertët pas masakrave në Serbi: Në rajon duhen masa

admin