RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania ndalon Qendrën Islamike të Hamburgut

gjermania-ndalon-qendren-islamike-te-hamburgut

Autoritetet në Gjermani ndaluan të mërkurën Qendrën Islamike të Hamburgut (IZH) – një organizatë që, sipas inteligjencës vendase, kontrollohet nga Irani.

Paraprakisht, policia bastisi hapësirat e saj brenda xhamisë shiite Imam Ali në Hamburg, si dhe në tetë lande të tjera.

Shërbimi i inteligjencës së brendshme gjermane e klasifikoi atë si organizatë ekstremiste.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme gjermane, IZH-ja “ka përhapur në mënyrë agresive dhe militante ideologjinë e ‘udhëheqësit revolucionar’ iranian dhe të të ashtuquajturit ‘revolucion islamik’”.

“Është shumë e rëndësishme për mua që të bëj një dallim të qartë këtu: ne nuk po veprojmë kundër ndonjë feje”, tha ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser.

Ajo shtoi se praktikimi paqësor i besimit shiit nuk do të ndikohet nga ndalimi i organizatës IZH.

Sipas deklaratës, katër xhami shiite u mbyllën në kuadër të kësaj ndalese.

Në Gjermani jetojnë rreth 150 deri në 200 komunitete shiite.

IZH-ja ishte prej kohësh nën vëzhgimin e inteligjencës gjermane, e cila në raportin e saj vjetor më 2023 vlerësoi se është përfaqësuesja më e rëndësishme e Iranit në Gjermani, krahas ambasadës së këtij vendi.

Shifra të besueshme për anëtarët apo mbështetësit e grupit, të themeluar në vitin 1962, nuk ka. /rel

Related posts

Parlamenti bullgar do të debatoj rreth propozimit francez

admin

Ngritët aktakuzë ndaj Aziz Gashit për vrasjen të rendë, ku privoi nga jeta, Beqir Morinën

RTI

Rritet nën 34.904 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin