RTV AHIRETI
Shëndetësi

A mos jemi duke shpenzuar para kot me vitamina?

a-mos-jemi-duke-shpenzuar-para-kot-me-vitamina?

Vitaminat, mineralet, multivitaminat dhe gjithë suplementet e tjera me shumë gjasa nuk do t’ju mbrojnë nga kanceri, problemet e zemrës apo t’ju zgjasin jetën, të paktën kështu janë shprehur ekspertët e US Preventive Services Task Force në deklaratën e tyre të fundit.

Thënë këtë, a mos jemi duke shpenzuar para kot me vitamina? Me shumë gjasa, studimet thonë PO!

Nëse jeni një i rritur i shëndetshëm dhe jo shtatzënë, nuk ka “prova të mjaftueshme” të ndonjë përfitimi për zgjatjen e jetës në marrjen e vitaminës E, vitaminës D, kalciumit, vitaminës A, beta karotenit, vitaminës B3, vitaminës B6, vitaminës C dhe selenit.

Megjithatë, ka prova të mjaftueshme që ju rekomandojnë kundër përdorimit të suplementeve beta-karoten, të cilat trupi i kthen në vitaminë A, për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare ose kancerin dhe kjo “për shkak të një rreziku të mundshëm të rritjes së vdekshmërisë, problemeve kardiovaskulare dhe kancerit të mushkërive”.

Edhe përsa i përket Vitaminës E, rezultoi se “nuk ka asnjë benefit në reduktimin e vdekshmërisë, çrregullimet kardiovaskulare apo kancerit”.

Sipas ekspertëve, fokusi i njerëzve për të ndaluar sëmundjet kronike duhet të përqëndrohet tek dietat e balancuara që përmbajnë shumë fruta/perime dhe aktiviteti fizik.

Si shembull në studimin e tyre u mor dieta mesdhetare. Të ngrënit në mënyrën mesdhetare, e cila fokusohet në një dietë me bazë bimore, aktivitet fizik dhe ndërveprim social, mund të zvogëlojë rrezikun për kolesterol të lartë, demencë, depresion dhe kancerin e gjirit.

“Në vend që të shpenzoni paratë, kohën dhe vëmendjen te suplementet, do të ishte më mirë të shtonit aktivitetet me rrezik më të ulët dhe me përfitime më të larta. Pra duke ndjekur një dietë të shëndetshme, duke kryer aktivitet fizik dhe duke u përpjekur sa më shumë për një stil të shëndetshëm jete.”

Sidoqoftë, ky studim nuk hedh poshtë 100% nevojën për të përdorur vitamina të caktuara për kategori të veçanta njerëzish. Gratë shtatzënë përshembull, duhet të marrin çdo ditë, 0.4 – 0.8 ml acid folik për të parandaluar defektet gjatë lindjes.

Gjithashtu, njerëzit që për një arsye ose një tjetër janë të kufizuar në ushqime ose që kanë kushte të caktuara mjekësore mund të kenë nevojë të përqëndrohen në shtimin e mikronutrientëve specifikë në dietën e tyre.

Related posts

Problemet me zorrët mund të jenë shenjë e hershme e sëmundjes së Parkinsonit

rezart morina

Si të zëvendësoni ilaçet e zemrës me ushqime natyrale

admin

Nga kontaminimi me baktere, deri tek sëmundjet e ndryshme në organizëm, zbuloni efektet e padëshiruara të mishit të pulës

admin