RTV AHIRETI
Shëndetësi

Nuk duhet t’i hidhni më kurrë, farat e shalqirit janë të shkëlqyeshme për shëndetin

nuk-duhet-t’i-hidhni-me-kurre,-farat-e-shalqirit-jane-te-shkelqyeshme-per-shendetin

Të gjithë ne i hedhim farat e shalqirit, pa e ditur sa të shëndetshme dhe të dobishme janë. Ato përmbajnë fibra dietike që janë të shkëlqyera për funksionimin e duhur të traktit tretës, zorrëve, si dhe ndihmojnë në trajtimin e të sëmurëve me verdhëz.

Ato përmbajnë substancën citruline, e cila vepron si një antioksidant, përshpejton zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka një efekt të dobishëm në rastin e arteriosklerozës, hipertensionit, angina pectoris dhe disfunksionit erektil te meshkujt.

Për të përfituar nga të gjitha vetitë shëruese të këtyre farave, duhet t’i grini ose piqni dhe më pas t’i konsumoni. Përveç kësaj, mund të bëni çaj nga farat e shalqirit, i cili është një nga “ilaçet” më të mira për pastrimin e veshkave, zorrëve dhe fshikëzës.

Si ta bëni çajin

Përdorni 4 lugë fara shalqiri, të cilat shtypen ose copëtohen në blender dhe zihen për 15 minuta në 2 litra ujë. Kjo sasi duhet të pihet gjatë dy ditëve. Përdorimi i këtyre farave, qoftë në formë çaji apo ushqimi, rekomandohet gjithashtu për forcimin e kujtesës dhe përqendrimit, madje edhe për bukurinë e lëkurës.

Related posts

Shfaqet meningiti/ Në Spitalin Infektiv po trajtohen raste të rënda edhe me encefalit

admin

Vezët kanë kolesterol por nuk e rrisin atë

admin

Pse duhet të bëni dush me ujë të ngrohtë? Ja çfarë ndikimi ka për zemrën

admin