Agjencia për situata emergjente e Republikës së Türkiye-s (AFAD) ka shpërndarë ndihma ushqimore për qindra familje afgane të prekura nga tërmeti, transmeton Anadolu Agency (AA).
AFAD në një deklaratë theksoi se kanë shpërndarë ndihma për familjet, shtëpitë e të cilave u shkatërruan ose u dëmtuan në rrethin Giyan të provincës Paktika.
Bëhet fjalë për ndihmat e mbërritura në “Trenat e Mirësisë” dërguar nga Türkiye për të ndihmuar në zbutjen e krizës humanitare në Afganistan.
Ndihma e ofruar përbëhet nga pako me artikuj themelorë ushqimorë.
Koordinatori i AFAD-it, Cem Erdoğan tha se do të vazhdojnë shpërndarjen e pakove në rajonet e prekura nga tërmetet dhe përmbytjet.
“Türkiye, institucionet dhe njerëzit e saj do të jenë gjithmonë me popullin afgan”, tha Erdoğan.
Afër 1.200 persona humbën jetën në tërmetin me fuqi prej 5,9 që goditi pjesën lindore të Afganistanit më 22 qershor.