RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ajeti raporton në Komisionin që e mbikëqyrë AKI-në

ajeti-raporton-ne-komisionin-qe-e-mbikeqyre-aki-ne

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, të mërkurën ka raportuar para anëtarëve të këtij Komisioni që e mbikëqyrë këtë Agjenci.

Në mesin e pikave që janë diskutuar ka qenë edhe raportimi i televizionit Publik në ditën e shtunë për planin e atentatit ndaj kryeministrit Kurti, derisa po qëndronte në Maqedoninë e Veriut.

Nënkryetari i këtij komisioni pas mbledhjes pa dashur të lëshohet në detaje ka thënë se është diskutuar edhe për këtë çështje.

“Po sigurisht që kjo ka qenë në komunikim edhe me faktorin ndërkombëtar se nuk është shqetësim vetëm i yni ose vetëm i qytetarëve. Është edhe i vendit për të cilin është proklamuar dhe aluduar rreziku i mundshëm. Po, rreziku prej Serbisë e them përfundimisht që është permanent çdo herë, vetëm se duhet të jetë niveli ynë i përgjegjësisë shtetërore”, tha ai.

Related posts

KGJK merr vendim, nuk rikthehen gjyqtarët dhe stafi serb

Irfan Jahiu

NASA shtyn për disa ditë datën e mundshme të nisjes së misionit Artemis 2 drejt Hënës për shkak të motit të keq

admin

Hendeku tregtar thellohet, Kosova me mbi 615 milionë euro deficit vetëm në korrik

admin