RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident me fatalitet në rrugën Kaçanik-Ferizaj, një i vdekur e pesë të lënduar

aksident-me-fatalitet-ne-rrugen-kacanik-ferizaj,-nje-i-vdekur-e-pese-te-lenduar

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur këtë të premte në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar major i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë janë lënduar gjashtë persona njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, ka thënë Reka.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për shkaqet apo rrethanat e aksidentit.

Ndërkaq Telegrafi mëson se viktima është i moshës së re.

Related posts

Vendet më ekonomike për t’u vizituar gjatë dimrit

admin

Biden: Izraeli po humbet mbështetjen në mbarë botën, Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e tij

admin

Kush votoi pro dhe kush kundër rezolutës që e avancon statusin e Palestinës në OKB

admin