RTV AHIRETI
Shtojca

Aplikacioni YouTube sjell një mori funksionalitetesh në ueb dhe mobile

aplikacioni-youtube-sjell-nje-mori-funksionalitetesh-ne-ueb-dhe-mobile

Këto funksionalitete nuk pritet të ndryshojnë rrënjësisht eksperiencën, por vetëm e përmirësojnë atë. Le ti elaborojmë të gjitha një nga një.

ouTube filloi lançimin e disa funksionaliteteve të reja dhe përditësimeve të dizajnit. Disa prej këtyre mjeteve shkojnë për aplikacionin në ueb, ndërsa të tjerë janë për aplikacionin për smartfon apo smart TV.

Këto funksionalitete nuk pritet të ndryshojnë rrënjësisht eksperiencën, por vetëm e përmirësojnë atë. Le ti elaborojmë të gjitha një nga një.

Tashmë është më e lehtë të përshpejtoni videot për ata që nuk mjaftohen me një podcast të shpejtë. Mjafton të mbani gishtin mbi video dhe automatikisht do të rrisë shpejtësinë e luajtjes në 2x.

Aplikacioni gjithashtu po lançon miniatura më të mëdha të cilët ndihmojnë me navigimin.

Një përditësim akoma më i dobishëm është ekrani i ri i kyçjes për të shmangur ndërprerjet aksidentale ndërsa jeni duke parë në telefon ose tablet. Është tmerrësisht i rëndësishëm për ata që shikojnë apo dëgjojnë video gjatë ecjes ose duke bërë ushtrime.

Një opsion i volumit stabil është shtuar për tu siguruar se niveli i audios së videos nuk ka luhatje të mëdha. Edhe tabi “Library” është rifreskuar dhe tashmë quhet “You” duke përmbajtur më shumë të dhëna se më parë.

Përdoruesit do të kenë qasje në videot që kanë parë më herë, lista luajtjeje, shkarkim dhe blerje nga një hapësirë e vetme. Ky ndryshim është aplikuar në ueb dhe mobile.

Related posts

Ju duhen vetëm 3 përbërës, provoni recetën më të thjeshtë të petullave

admin

Shumë fëmijë preken nga gripi sezonal

admin6

USHQIMET QË NDIHMOJNË NË RRITJEN E NUMRIT TË TROMBOCITEVE

admin