RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite mbështetje me 1 miliard dollarë për ekonominë e Pakistanit

arabia-saudite-mbeshtetje-me-1-miliard-dollare-per-ekonomine-e-pakistanit

Arabia Saudite ka njoftuar se do të kryejë 1 miliard dollarë investime në Pakistan, me qëllim mbështetjen për ekonominë e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në agjencisë zyrtare SPA të Arabisë Saudite, mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud ka dhënë udhëzim për investimin prej 1 miliard dollarësh në Pakistan.

Theksohet se ky hap është ndërmarrë në kuadër të mbështetjes së administratës së Riadit për ekonominë e Pakistanit.

Gjithashtu ministri saudit i Punëve të Jashtme, Faisal bin Farhan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij pakistanez, Bilawal Bhutto Zardari dhe e informoi atë lidhur me çështjen.

Related posts

Ush’tria iz’raelite pretendon se ka vr’arë një ko’mandant të Ha’masit në Ga’za

Muhamet Ramadani

Hungaria do të mbështesë vendimin e Turqisë lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO

Muhamet Ramadani

Osmani: Vuçiq organizoi dhe urdhëroi sulmin në Banjskë

Muhamet Ramadani