RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen kirurgët dhe suspendohen nga puna në Spitalin e Vushtrrisë

arrestohen-kirurget-dhe-suspendohen-nga-puna-ne-spitalin-e-vushtrrise

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy kirurugët Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu të dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë.

Ndërkaq Isuf Zekaj është në pushim vjetor dhe i njëjti është thirrur në telefon për t’u dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e spitalit Dr. Shekfije Shatri. “Ju njoftojmë se policia e Kosovës po sa e ka arrestuar në Spital, dr. Arsim Latifaj dhe dr. Ekrem Sefiu. Ndërsa dr. Isuf Zekaj është në pushim vjetor për çka është thirrur në telefon dhe i është kërkuar dorëzimi në polici”, ka deklaruar Shatri.

Ajo ka njoftuar poashtu se tre kirurgët janë suspenduar nga puna në këtë spital.

“Në këtë rast, do të veprojmë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me këtë rast dr. Isuf Zekaj, shkarkohet nga pozita u.d shef i Repartit dhe suspendohet nga puna, po ashtu edhe dr. Ekrem Sefiu dhe dr. Arsim Latifaj suspendohen nga puna deri në një vendim të ri”, ka thënë Shatri për Gazetën Shneta.

Related posts

Në Baku do të mbahet takimi i 9-të trepalësh midis Azerbajxhanit, Turqisë dhe Gjeorgjisë

Muhamet Ramadani

Ekstradohet në SHBA një anëtar kyç i kartelit Sinaloa, El Nini ‘ushtar’ i djemve të mbretit të drogës El Chapo

admin

Yasemin Shaban e liruar nga burgu izraelit: Do të ndjekim gjurmët e rezistencës në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani