RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hiqen kufizimet, Haxhi 2023 sikurse para pandemisë

hiqen-kufizimet,-haxhi-2023-sikurse-para-pandemise

Në tri vitet e fundit, Haxhi u mbajt me numra të kufizuar. Për shkak të pandemisë së Covid-19, besimtarët më të vjetër se 65 vjeç nuk mund të udhëtonin, ndërsa të tjerët duhej të posedonin PCR test negativ.

Ministri i Haxhit dhe i Umres, dr. Tawfiq Rabiah, gjatë hapjes së ekspozitës së Haxhit 2023, njoftoi se nga ky vit, organizimi i Haxhit do të bëhet sikurse para pandemisë.

“Numri i pelegrinëve në Haxh në vitin 1444 (sipas kalendarit të Hixhrit) do të kthehet ashtu siç ishte para pandemisë së koronavirusit, pa kufizime në moshë”, tha ministri Rabiah.

Në tri vitet e fundit, Haxhi u mbajt me numra të kufizuar. Në vitin 2020 kishte vetëm 1.000 pelegrinë, në vitin 2021 kishte 60.000 dhe vitin e kaluar 1 milionë pelegrinë. Gjithashtu, kishte kufizime në moshë, pelegrinët duhej të ishin jo më të moshuar se 65 vjeç dhe të kishin PCR teste negative para udhëtimit.

Vitin e kaluar, vetëm rreth 4.200 persona nga 7 vende të Ballkanit kryen Haxhin.

Nga Maqedonia e Veriut udhëtuan 672 pelegrinë, nga Shqipëria rreth 470, nga Kosova 1.080, nga Bosnjë e Hercegovina 1.680, nga Serbia 235, nga Mali i Zi 60 dhe nga Kroacia 15 besimtarë.

Related posts

Trump: Izraeli dhe kryeministri Netanyahu të papërgatitur për sulmin e Hamasit

Muhamet Ramadani

Shefi i OKB-së ripohon mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete në takimin me presidentin izraelit

admin

Biden u thotë liderëve të Kongresit se Ukraina dhe COVID-19 janë prioritetet kryesore

admin