RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Baerbock: Putin të mbahet përgjegjës për krime lufte

baerbock:-putin-te-mbahet-pergjegjes-per-krime-lufte

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të mbahet përgjegjës për krime lufte kundër Ukrainës.

”Putin nuk ndalet as tek më të dobëtit, fëmijët, por i përfshin brutalisht në luftën e tij të shfarosjes”, theksoi Baerbock për 25 vjetorin e Statutit të Romës, i cili themeloi Gjykatën Penale Ndërkombëtare. (GJNP).

Baerbock akuzoi Putinin për rrëmbimin e qëllimshëm të fëmijëve dhe zhveshjen e tyre nga identiteti në mënyrë që të ishte sa më e vështirë për prindërit t’i kthenin ata. Kjo është arsyeja pse, veçanërisht në 25-vjetorin e GJNP-së, është aq e rëndësishme për ne që të themi qartë se kemi një zbrazëti në të drejtën ndërkombëtare”, theksoi ajo.

“Ne kemi përgjegjësinë të përpiqemi të bashkojmë forcat dhe të gjejmë mënyra për të mbyllur hendekun e llogaridhënies për krimet dhe agresionin. Të mos bësh asgjë, të mos përpiqesh, kjo do të ishte e gabuar, sepse nëse nuk i përgjigjemi kësaj, përgjigja e komunitetit ndërkombëtar ndaj agresionit të Rusisë është mosndëshkimi”, shtoi ajo. /atsh

Related posts

Çavuşoğlu takoi krerët e agjencive të OKB-së për migracionin dhe refugjatët

rezart morina

Izraeli urdhëron evakuimin e qytetit të Gazës për të kryer “operacion kundër terrorizmit”

RTI

Lavrov: Kushtet e Ukrainës janë qëllimisht joreale dhe joadekuate

admin