RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: Putini e ka llogaritur plotësisht gabim pushtimin e Ukrainës

biden:-putini-e-ka-llogaritur-plotesisht-gabim-pushtimin-e-ukraines

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha për CNN se ai beson se presidenti rus, Vladimir Putin e ka vlerësuar gabim luftën e tij kundër Ukrainës.

“Unë mendoj se Putini është një aktor racional që i ka bërë llogaritë gabim”, tha Biden në një intervistë për CNN .

Presidenti amerikan tha se, ndërsa ai beson se Putini po vepron në mënyrë racionale, objektivat e liderit rus në Ukrainë nuk ishin racionalë.

“Nëse e dëgjoni fjalimin e tij, pas ai shpalli vendimin për të pushtuar Ukrainën, ai foli për të gjithë idenë…se ai duhej të ishte lideri i Rusisë që bashkonte të gjithë rusishtfolësit”, tha Biden për CNN.

“Unë thjesht mendoj se objektivi i tij është irracional”, shtoi ai.

“Mendoj se fjalimi, objektivat e tij nuk ishin racionalë… Ai mendoi se do të pritej krahëhapur, dhe se kjo ishte shtëpia e Nënës Rusi në Kiev dhe ai do të mirëpritej. Mendoj se Putini e ka llogaritur plotësisht gabim pushtimin e Ukrainës”, tha presidenti amerikan, Biden.

Related posts

Shefja e politikës së jashtme të BE-së: Këshilli i Sigurimit i OKB-së “nuk funksionon siç është menduar”

Hevzi

Belgjikë, Universiteti Gent pezullon marrëdhëniet me Iz’raelin

admin

Është ‘gjymtim’: Guvernatori i Floridas ndalon kirurgjitë gjinore për të miturit – VIDEO

admin