RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borell kritikon Izraelin: Angazhim i pamjaftueshëm për të hapur përkohësisht pikat kufitare të ndihmës humanitare

borell-kritikon-izraelin:-angazhim-i-pamjaftueshem-per-te-hapur-perkohesisht-pikat-kufitare-te-ndihmes-humanitare

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha këtë të premte se premtimi i Izraelit për të hapur përkohësisht pikat kufitare për ndihmë humanitare në Gaza ishte “i papërshtatshëm” duke pasur parasysh rrezikun e urisë për banorët.

“Fëmijët dhe foshnjat po vdesin nga uria. Duhen përpjekje thelbësore dhe urgjente për t’i dhënë fund urisë si një armë lufte në Gaza”, tha ai në postimin e tij në platformën X.

“Njoftimi i Izraelit për rihapjen e përkohshme të pikës kufitare Erez si dhe ai për transferimin e ndihmave humanitare përmes portit të Ashdod është i pamjaftueshëm”, nënvizoi Michel.

Komisioni Evropian i kërkoi palës tjetër që “të zbatojë shpejt dhe plotësisht” premtimet e Izraelit. Shefi i politikës së jashtme evropiane Josep Borrell theksoi gjithashtu se vendimi i Izraelit për të hapur disa korridore për ndihmën humanitare nuk do të mjaftojë për të parandaluar urinë.

“Pas dënimit të përhapur të vdekjes së 7 punëtorëve të WCK nga IDF (ushtria izraelite) dhe presionit ndërkombëtar në rritje, qeveria e Izraelit do të hapë disa korridore për ndihmë humanitare. Nuk mjafton për të parandaluar urinë në Gaza,” shkroi Borrell në postimin e tij në platformën X.

“Rezoluta detyruese 2728 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të zbatohet tani”, shtoi ai. /abcnews

Related posts

Escobari e Lajçaku nesër në Kosovë

admin

Numri i të vdekurve nga tërmeti kalon 7000

admin

Familja e Faton Hajrizit autorizon avokatin Koci për tërheqjen e trupit nga Serbia

RTI