Sot, në Bruksel ka filluar takimi trilateral i cilësuar si urgjent midis Kosovës, Serbisë dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Joseph Borrell do të ndihmojë Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në këtë takim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po marrin pjesë në këtë mbledhje.
Pas takimit tripalësh, do të ketë një deklarim për media nga Borrell i cili do të njoftojë për mbarëvajtjen e takimit. /