Tre vjet para pushtimit rus të Ukrainës, Vladimir Putin i tha Bill Clinton- it se ai nuk ishte i detyruar nga Memorandumi i Budapestit, i cili garanton integritetin territorial të Ukrainës.
Ish-presidenti amerikan tha se kjo ishte ajo që presidenti rus i tha atij në vitin 2011 në fillesat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Në bisedën e tij, raporton The Guardian, Putin ngriti çështjen e Memorandumit të vitit 1994, me të cilin Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani i kishin dorëzuar Rusisë arsenalin e tyre bërthamor (të mbetur nga epoka e BRSS) në këmbim të respektimit të kufijve.
Memorandumi u nënshkrua në emër të SHBA-ve nga presidenti i atëhershëm Klinton dhe Boris Jelcin si president i Rusisë, dhe kryeministri britanik John Major, të gjithë si garantues të marrëveshjes.
“Më tha Putini se ai nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëra me Yeltsin dhe se ai nuk e kishte kaluar marrëveshjen përmes Dhomës së Përfaqësuesve”, tha Clinton të enjten. “Unë nuk jam dakord, nuk e mbështes dhe nuk jam i detyruar prej tij”, kishte thënë Putin.
Clinton vazhdoi të thoshte se “Unë e dija që atëherë se pushtimi ishte vetëm çështje kohe” – dhe në të vërtetë ndodhi tre vjet më vonë me pushtimin e Donbasit dhe Krimesë nga Rusia. Putin argumentoi se kryengritja e Maidan e ktheu Ukrainën në një vend tjetër, duke e bërë të pavlefshme Memorandumin. /gazetashqiptare