Okay, kthehemi në realitet!
Jemi më 1 janar, peshojmë ca më shumë dhe duam këshilla si të humbasim kilogramët e marrë. Epo, dëshirat e tua u plotësuan dhe ja ku i ke disa këshilla të thjeshta:
Mos ha se thjesht po hanë të gjithë
Nëse nuk ke uri dhe sheh që të gjithë e kanë marrë një copë bakllava, nuk ke pse e bën. Konsumo ushqime kur vërtet të ndihesh i/e uritur dhe kujdes me sasinë.
Pi ujë!
Shpesh, ndjesia e urisë ngatërrohet me etjen. Kur të të marrë “uria”, pi një gotë me ujë dhe nëse ende stomaku nuk po gjen qetësi, ulu dhe konsumo vaktin.
Konsumo kokoshka, jo patatina
E dimë që “SNOB” nuk shihet pa snacks dhe shoqëri të mirë, por konsidero të zëvendësosh patatinat me kokoshka. Do të na falenderosh për serialin dhe për këshillat.
Bëj ecje
Nuk ka rëndësi sa e ngrohtë është shtëpia, sërish duhet të jesh më aktiv/e, veçanërisht në këtë periudhë.
Mos ha vetëm përshesh, por edhe fruta e perime