Protestuesit izraelitë bllokuan rrugët në disa zona si pjesë e demonstratave të “Ditës së Rezistencës” kundër planit të qeverisë për reforma në sistemin e drejtësisë, transmeton Anadolu.
Sipas mediave izraelite, demonstratat e “Ditës së Rezistencës” do të vazhdojnë deri në mbrëmjen e sotme dhe përfshijnë protesta në rrugë dhe në stacionet e trenave, ku pritet të marrin pjesë mijëra izraelitë.
“Protestuesit mbyllën një pjesë të rrugës Kaplan për trafikun në Tel Aviv dhe rruga që lidh Tel Avivin dhe Haifën u mbyll në të dy drejtimet”, tha Autoriteti i Transmetimit i Izraelit.
Ai tha gjithashtu se një grup protestuesish sulmuan gjithashtu ndërtesën e bursës në qytetin Ramat Gan pranë Tel Avivit.
Policia izraelite tha se shtatë protestues u arrestuan nën dyshimin për “shkelje të rendit publik”.
Izraeli ka qenë në trazira politike muajt e fundit për shkak të reformës së planifikuar në drejtësi, të cilën opozita e ka quajtur rrëmbim pushteti në favor të autoritetit ekzekutiv.
Opozita izraelite akuzon kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili po gjykohet me akuza për korrupsion, se ka përdorur reformën gjyqësore për t’u mbrojtur nga gjykatat.
Netanyahu mohon akuzat dhe hedh poshtë çdo lidhje midis ndryshimeve gjyqësore dhe rastit të tij.
Protesters currently at the Tel Aviv train station and stations all over the country. Chants of “Democracy or Rebellion!” pic.twitter.com/rjB4ZJxUCD
— Josh Drill (@drill_josh) July 18, 2023