RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Do të kthehesha në Gaza pa u menduar as edhe një çast!”

“do-te-kthehesha-ne-gaza-pa-u-menduar-as-edhe-nje-cast!”

Infermierja amerikane e “Mjekëve pa Kufij” rrëfen heroizmin e kolegëve të saj

“Do të kthehesha në Gaza pa u menduar as edhe një çast!”. Kështu shprehet Emily Callahan, infermiere e organizatës Mjekët pa Kufij (Doctors Without Borders), në një intervistë për CNN me gazetarin Anderson Cooper, teksa rrëfen përvojën e saj gjatë punës në Spitalin Indonezian në Gaza.

Callahan i cilëson si “heronj” mjekët dhe infermierët palestinezë që zgjodhën të qëndronin në spital, pavarësisht urdhrave të Izraelit për zhvendosje të detyruar.

“Do të kthehesha në Gaza pa u menduar as edhe një çast. Zemra ime është në Gaza dhe aty do të mbetet gjithmonë. Populli palestinez me të cilin punova, si stafi ynë vendas në zyrë, ashtu edhe ekipi i mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Indonezian, janë ndër njerëzit më të jashtëzakonshëm që kam takuar ndonjëherë në jetën time.

Kur gjithçka shpërtheu dhe morëm njoftimin për t’u zhvendosur në jug të Gazës, unë po shkëmbeja mesazhe me infermierët e mi në Spitalin Indonezian. Kishim humbur një infermier vetëm pak ditë më parë. Ai u vra kur autoambulanca pranë spitalit u godit nga një shpërthim.

Kur morëm urdhrat për evakuim, i pyeta nëse ndonjëri prej tyre ishte larguar drejt jugut, nëse kishin arritur të shpëtonin. Përgjigjja që mora ishte vetëm kjo:

‘Ky është komuniteti ynë. Kjo është familja jonë. Këta janë miqtë tanë. Nëse do të na vrasin, do të vdesim duke shpëtuar sa më shumë njerëz që të mundemi.’

Në atë moment u thashë se, nëse një ditë do të arrij të kem qoftë edhe një grimcë të guximit dhe zemrës që kanë ata, do të vdes një njeri i lumtur. Ata ishin të jashtëzakonshëm.

Dua t’u kujtoj të gjithëve se në ato spitale strehohen civilë që kërkojnë mbrojtje. Mjekët dhe infermierët e mi nuk qëndruan aty sepse përbënin ndonjë kërcënim, por nga besnikëria ndaj komunitetit të tyre.

E di që po përhapet ideja se kushdo që ka mbetur pas duhet të konsiderohet si një rrezik. Por dua t’u kujtoj njerëzve se ata që zgjodhën të mos largoheshin janë heronj. Ata e dinë se mund të vdesin, por megjithatë vendosin të qëndrojnë.

Po flas për mjekët dhe infermierët e spitalit. Çdo mëngjes zgjohem dhe u dërgoj një mesazh të vetëm: ‘A jeni gjallë?’ Dhe çdo mbrëmje, para se të fle, u shkruaj sërish të njëjtën pyetje: ‘A jeni ende gjallë?’”

Related posts

Kurti pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

admin

Erdoğan: Ndërhyrja e forcave paqeruajtëse të OKB-së në ndërtimin e rrugëve të Qipros Veriore është “e papranueshme”

admin

Fidan dhe Llavrov u takuan në Laos, diskutuan për Ukrainën dhe Gazën

Muhamet Ramadani