Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim imamin e xhamisë “DAI” në Mannheim të Gjermanisë, Florim ef. Mellovën
Drejtori Siminca falënderoi imamin Mellova dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje. Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.
Gjithashtu, temë diskutimi ishte edhe avancimi i kuadrove të reja për një punë sa më efikase.
Imami Florim ef. Mellova, e falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë me qendrat shqiptare në diasporë.