Franca dhe Kanadaja do të furnizojnë Ukrainën me tanke mes sulmeve të vazhdueshme ruse. Vendimi i të dy vendeve ndjek shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, të cilat të mërkurën njoftuan se do të furnizonin Ukrainën me dhjetëra armë të rënda.
Ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand, tha të enjten se do të furnizonte me katër tanke të tjera Leopard 2 për t’i shtuar 14 tankeve të Gjermanisë.
Ajo thotë se ky donacion “i kombinuar me kontributet e aleatëve dhe partnerëve, do të ndihmojë ndjeshëm forcat e armatosura të Ukrainës, ndërsa luftojnë heroikisht për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e kombit të tyre”.
Anand shtoi se trupat kanadeze do të dërgohen gjithashtu për të ndihmuar ushtarët ukrainas dhe për t’i trajnuar ata me aftësitë e nevojshme për të operuar automjetet e blinduara.
Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, përforcoi se Franca do të dërgonte gjithashtu mbështetje tankesh. /euronews