RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Enver Beganoviq do të ecë mbi 6 mijë kilometra për në Mekë për të kryer haxhin

enver-beganoviq-do-te-ece-mbi-6-mije-kilometra-per-ne-meke-per-te-kryer-haxhin

Boshnjaku Enver Beganoviq, i cili është nisur nga qyteti Wels në veri të Austrisë, do të ecë gjithsej 6.600 kilometra deri në Mekë për të kryer haxhin.

52-vjeçari Beganoviq i cili prej një kohe të gjatë jeton në Austri në një prononcim për Anadolu Agency (AA) shpjegoi udhëtimin e tij për në haxh. Ai ka mbërritur në Serbi duke ecur në udhëtimin e tij drejt Mekës.

Beganoviq tha se pas Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ka mbërritur në Serbi dhe se deri më tani ka ecur rreth 650 kilometra.

Më tej ai tha se është nisur nga Wels dhe se ka bërë një pushim në Pllajën Pester në qytetin Sjenica të Serbisë. “Unë nuk kam krijuar një rrugë të shkurtër. E kam përcaktuar vetë se nga ku do të shkoj. Do të kaloj nga vendet e ish-Jugosllavisë. Kam kaluar nga Cazin i cili është qyteti ku kam lindur në Bosnjë e Hercegovinë. Vizitova nënën dhe të afërmit e mi”, tha Beganoviq.

– Për të mbërritur në Mekë do të kalojë edhe nga Türkiye

Ai do të kalojë nëpër shumë vende në rrugën e tij për të arritur në Mekë për të kryer haxhin. “Pas Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës tani ndodhem në Serbi. Nga këtu do të eci deri në Mekë përmes Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Türkiye-s dhe Irakut”, shtoi Beganoviq.

“Për të mbërritur në Mekë kam përllogaritur se më nevojiten gjithsej të paktën 7 muaj dhe 7 ditë”, tha Beganoviq i cili bëri të ditur se moti i ftohtë dhe reshjet e borës nuk e ndikojnë atë dhe udhëtimin e tij.

“Për udhëtimin jam përgatitur 6 muaj. Eci 35 deri në 60 kilometra rrugë në varësi të kushteve të motit”, shtoi Beganoviq.

Duke bërë të ditur se synon që të mbërrijë në Mekë deri më 15 qershor, Beganoviq u shpreh: “Më dukej sikur isha larguar nga feja. Kjo ndjenjë me ka frymëzuar që të ndërmarr këtë udhëtim. Kisha nevojë për të qëndruar me veten. Mendova se më duhet të rishikoja jetën time”.

– “Kam marrë reagime jashtëzakonisht të bukura”

Beganoviq tha se mendon se kushtet e sotme të jetesës u imponohen njerëzve. “Familja më ka mësuar që t‘i besoj Allahut dhe që t’i lutem Atij. Duhet të jem mirënjohës gjithmonë dhe në çdo situatë”, tha ai.

Duke thënë se në Austri ka bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tij, Beganoviq tha: “Në pjesën e udhëtimit tim që kam kryer deri më tani kam marrë reagime jashtëzakonisht të bukura”.

Ai theksoi se nga këtu do të vazhdojë udhëtimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut dhe se do të ecë gjithsej 6.600 kilometra rrugë për të mbërritur në Mekë.

Related posts

Ukraina sulmon me dron një depo nafte në Rusi, një person i vrarë

admin

Senati amerikan miraton paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Izraelin, Ukrainën dhe Tajvanin

admin

Grupet palestineze bëjnë thirrje për vigjilencë në xhaminë Al-Aksa

admin