Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të presë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të shkojë në një vizitë zyrtare dyditore në Serbi.
Gjatë qëndrimit të fundit të ministrit të Jashtëm turk në Beograd, u tha se gjatë vizitës së presidentit Erdogan është planifikuar nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat, siç pritej, duhet t’i japin një shtysë shtesë zhvillimit të përgjithshëm dypalësh të marrëdhënieve mes dy vendeve.