RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Bashkëpunimi Turqi-Iran do të promovojë zhvillimin dhe stabilitetin në rajon

erdogan:-bashkepunimi-turqi-iran-do-te-promovoje-zhvillimin-dhe-stabilitetin-ne-rajon

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se Ankaraja dhe Teherani duhet të forcojnë bashkëpunimin e tyre për të promovuar zhvillimin dhe stabilitetin në rajon, raporton Anadolu.

“Ne nuk i kemi ndërprerë dhe nuk do t’i ndërpresim marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare me fqinjin tonë Iranin për shkak të sanksioneve”, tha Erdoğan në Forumin e Biznesit Turqi-Iran të organizuar pas takimit të tij me homologun iranian Ebrahim Raisi dhe firmosjes së dhjetë marrëveshjeve.

Erdoğan theksoi se nga zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe nuk do të përfitonin vetëm dy vendet, por i gjithë rajoni.

Turqia është “e vendosur të arrijë objektivin tregtar prej 30 miliardë dollarësh me Iranin”, tha ai.

Duke iu referuar luftës izraelite në Gaza, presidenti turk u shpreh: “Fitorja në këtë proces do të jetë e vëllezërve tanë palestinezë”.

Ai shtoi se çështja palestineze është në fokusin e Ankarasë dhe Teheranit.

“Ne po punojmë dhe do të punojmë me të gjitha forcat për të ndalur masakrat, për të vendosur një armëpushim dhe për të hapur rrugën drejt paqes së përhershme në rajon”, nënvizoi ai.

Raisi nga ana e tij vlerësoi bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve fqinje.

Lidhur me luftën izraelite në Gaza, lideri iranian kritikoi mbështetjen e SHBA-së për vendimet izraelite, si dhe “mosfunksionalitetin” e institucioneve ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

“Në një kohë kur organizatat ndërkombëtare po humbasin funksionin e tyre, ne patjetër duhet të përpiqemi për një rend të ri dhe të drejtë botëror”, theksoi ai.

Ai nënvizoi se “ndërprerja e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me regjimin sionist do të jetë një pengesë për t’i dhënë fund këtyre vrasjeve sioniste”.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë në Gazën e bllokuar tha se numri i të vdekurve palestinezë nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 25.700.

Related posts

Nëntë persona vdiqën në Ugandë pasi u shtypen nga turmat që shkonin për t’i parë fishekzjarrët

admin

Franca dislokon 14 000 policë për finalen e Kupës së Botës

admin

Meloni: Populli Palestinez ka të drejtën e një shteti

rezart morina