RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: E përjavshmja britanike “The Economist” nuk mund të përcaktojë fatin e Turqisë

erdogan:-e-perjavshmja-britanike-“the-economist”-nuk-mund-te-percaktoje-fatin-e-turqise

E përjavshmja britanike “The Economist” nuk mund të përcaktojë fatin e Turqisë, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar një balline dhe artikulli të fundit të revistës, raporton Anadolu Agency (AA).

“A e përcakton revista britanike fatin e Turqisë? Kombi im e përcakton atë. Çfarëdo që populli im thotë, ndodh në Turqisë. Revista britanike nuk mund të përcaktojë fatin e Turqisë”, u tha Erdoğan gazetarëve pas namazit të xhumasë në Stamboll.

Komentet e presidentit Erdoğan erdhën pasi “The Economist” publikoi një artikull duke u bërë thirrje të huajve t’i kushtojnë vëmendje zgjedhjeve të ardhshme të Turqisë, duke pretenduar se vendi është “në prag të katastrofës” nën Erdoğan-in.

Drejtori i Komunikimeve pranë presidencës turke, Fahrettin Altun, kritikoi të enjten revistën për “propagandën e lirë” kundër Turqisë, duke thënë: “Titujt e egër dhe imazhet provokuese mund t’i ndihmojnë ata të shesin të ashtuquajturën revistë të tyre, kështu që ne i përgëzojmë ata për teknikat e tyre të zgjuara të marketingut. Por, ne duhet t’ia kujtojmë audiencës se kjo është gazetari sensacionaliste e bazuar në propagandë të lirë dhe dezinformim”.

“Greqia vazhdon të armatosë ishujt e Egjeut”

Në lidhje me komentet e fundit të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për Turqinë, Erdoğan tha se Greqia po ndërmerr hapa në kundërshtim me Traktatin e Lozanës të vitit 1923 dhe marrëveshjet e tjera duke armatosur ishujt e Egjeut.

Mitsotakis të enjten tha se Greqia nuk do të shkojë në luftë me Turqinë dhe se të dy vendet mund të bëjnë përpjekje për të ulur tensionet në rajon.

“Këto deklarata të Mitsotakisit nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar fatin e rajonit në veçanti”, tha Erdoğan.

 

Related posts

Erdoğan: Turqia pret që BE-ja të përmbushë detyrimet e saj të neglizhuara prej kohësh – VIDEO

rezart morina

Detajet nga takimi i Kurtit me Borrellin e Lajçakun: Përmenden targat, dialogu e tensionet e fundit

admin

Zhvendosja e njerëzve në botë arrin shifra rekord si pasojë e luftrave dhe dhunës

admin