RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Ekziston një atmosferë e favorshme për të forcuar lidhjet me aleatët perëndimorë

erdogan:-ekziston-nje-atmosfere-e-favorshme-per-te-forcuar-lidhjet-me-aleatet-perendimore

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se Turqia mund të rifillojë procesin e anëtarësimit me Bashkimin Evropian duke përmirësuar lidhjet me SHBA-në.

“Ekziston një atmosferë e favorshme për rifillimin e procesit të pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian”, tha Erdogan pas kthimit nga samiti i NATO-s, në Lituani.

“Ankaraja dëshiron që së shpejti të shohë rezultate të prekshme, të bisedimeve me BE-në, tha ai, duke shtuar se Turqia do të fillojë të punojë për të mbajtur premtimet.

“Bisedimet me BE-në mbulojnë modernizimin e Bashkimit Doganor dhe liberalizimin e vizave”, shtoi Erdogan.

Është ende e paqartë nëse dhe kur BE-ja do të vazhdojë me ndonjë reformë në marrëdhëniet me Turqinë.

Vëzhguesit e shohin zbutjen e marrëdhënieve nga ana e Erdoganit me BE-në, si pjesërisht të atribuar nevojës së dëshpëruar të ekonomisë turke për investime të huaja direkte.

Kjo vjen mes inflacionit të lartë dhe nevojave për investime prej më shumë se 100 miliardë dollarësh për të rindërtuar provincat juglindore të shkatërruara nga tërmetet e shkurtit.

BE-ja mbetet partneri kryesor tregtar i Ankarasë.

Erdogan tha gjithashtu se shpreson të arrijë “një dinamizëm të ri” në marrëdhëniet me SHBA-në, duke përfshirë mbështetjn e parashikuar të SHBA-së për të modernizuar flotën e avionëve luftarakë F16 të Turqisë. /atsh

Related posts

Çfarë nënkupton hapja e negociatave me Bashkimin Europian?

admin

Vërshimet në Podujevë, rreth 60 shtëpi të Pakashticës mbesin të bllokuara

admin

Begaj, Nikolla dhe Rama mesazhe urimi për Kurban Bajramin

admin