Që nga viti 1993, ‘EA Sports’ ka publikuar lojën FIFA, duke publikuar numra të rinj tash e afër tri dekada.
Për pjesën më të madhe, FIFA ka dominuar fushën e video-lojërave, por konkurrencë ka pasur edhe nga ‘KONAMI’ (PES – Pro Evolution Soccer).
Gjithsesi, e ardhmja e lojës mbetet akoma e paqartë, derisa rinovimi i partneritetit mes FIFA dhe ‘EA Sports’ duket në mëdyshje, përcjell lajmi.net.
‘EA’ ka publikuar pak, ose aspak nga loja e re, dhe kjo shtynë dyshimet edhe më shumë nëse do të ketë FIFA 23 ose jo. Gjithsesi, duket se loja vazhdon në një formë a tjetër.
Nëse FIFA 23 publikohet, pritet të lansohet në fund të shtatorit, sipas kohës së përhershme të publikimit të lojërave të kaluara.
Versioni i ri i lojës mund të jetë ‘EA Sports FC’. Konfirmimi për ndryshimin e emrit nuk ka ardhur akoma. Ky version mund të ketë brenda vetes edhe opsionin për Kupën e Botës për burra dhe gra. /Lajmi.net/
The post FIFA 23: A do ta lansojë ‘EA’ lojën e re? Ndoshta FIFA e fundit që keni luajtur është 22-shi appeared first on Lajmi.net.