RTV AHIRETI
Shkenca dhe teknologjia

FIFA 23: A do ta lansojë ‘EA’ lojën e re? Ndoshta FIFA e fundit që keni luajtur është 22-shi

fifa-23:-a-do-ta-lansoje-‘ea’-lojen-e-re?-ndoshta-fifa-e-fundit-qe-keni-luajtur-eshte-22-shi

Që nga viti 1993, ‘EA Sports’ ka publikuar lojën FIFA, duke publikuar numra të rinj tash e afër tri dekada.

Për pjesën më të madhe, FIFA ka dominuar fushën e video-lojërave, por konkurrencë ka pasur edhe nga ‘KONAMI’ (PES – Pro Evolution Soccer).

Gjithsesi, e ardhmja e lojës mbetet akoma e paqartë, derisa rinovimi i partneritetit mes FIFA dhe ‘EA Sports’ duket në mëdyshje, përcjell lajmi.net.

‘EA’ ka publikuar pak, ose aspak nga loja e re, dhe kjo shtynë dyshimet edhe më shumë nëse do të ketë FIFA 23 ose jo. Gjithsesi, duket se loja vazhdon në një formë a tjetër.

Nëse FIFA 23 publikohet, pritet të lansohet në fund të shtatorit, sipas kohës së përhershme të publikimit të lojërave të kaluara.

Versioni i ri i lojës mund të jetë ‘EA Sports FC’. Konfirmimi për ndryshimin e emrit nuk ka ardhur akoma. Ky version mund të ketë brenda vetes edhe opsionin për Kupën e Botës për burra dhe gra. /Lajmi.net/

The post FIFA 23: A do ta lansojë ‘EA’ lojën e re? Ndoshta FIFA e fundit që keni luajtur është 22-shi appeared first on Lajmi.net.

Related posts

Katër gjëra që Google Maps mund t’i bëjë

admin

WhatsApp së shpejti vjen me një risi që do t’i gëzojë përdoruesit

admin

Parashikimet “e frikshme” nga Bill Gates, 27 vjet më parë – nga Google Maps, telefonat inteligjentë e deri te puna në distancë

admin