RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, rritet në 27.365 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

gaza,-rritet-ne-27.365-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite

Me 127 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit është rritur në 27.365 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet që Izraeli po kryen që nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës ku popullata është detyruar të qëndrojë në uri dhe pa ujë, transmeton Anadolu.

Përmes një deklarate me shkrim, Ministria e Shëndetësisë në Gaza informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 121 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Në deklaratë vihet në dukje se Izraeli në ditën e fundit ka kryer “14 masakra” në Rripin e Gazës. Forcat izraelite në 24 orët e fundit kanë vrarë 127 palestinezë ndërsa kanë plagosur 178 të tjerë në Rripin e Gazës.

Thuhet se është rritur në 27.365 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 66.630 numri i të plagosurve në sulmet izraelite të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se nën rrënoja dhe në anë të rrugëve ka ende kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Related posts

Shkup: Shembull i mirë për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë

rezart morina

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

RTI

Lajcak për Draftin e Asociacionit: Nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk është e drejtë si për vendin tim

admin