RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjashtë palestinezë të vrarë dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së një ndërtese në Gaza

gjashte-palestineze-te-vrare-dhe-dhjetera-te-zhdukur-pas-shembjes-se-nje-ndertese-ne-gaza

Gjashtë palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një ndërtese banimi në perëndim të qytetit të Gazës, njoftoi Mbrojtja Civile palestineze.

Sipas autoriteteve, ndërtesa ku jetonin familje të zhvendosura ishte dëmtuar më parë nga bombardimet izraelite.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende në rrënoja për personat e bllokuar.

Sipas Rrjetit Palestinez të Lajmeve Quds, në ndërtesë jetonin gjashtë familje të zhvendosura. Në pamjet e publikuara nga Al Jazeera shihet se banorët po largojnë rrënojat për të shpëtuar një vajzë të re, e cila dëgjohet duke qarë nën rrënoja.

Mes personave që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar ndodhen edhe disa fëmijë.

Related posts

Nesër mbyllet afati për propozimin e tarifave të rrymës

admin

Bashkimi Afrikan dënon grushtin e shtetit në Gabon

admin

Ukraina përshëndet marrëveshjen e BE-së për paketën shtesë të mbështetjes prej 50 miliardë eurosh

admin