RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjashtë të vdekur nga goditja me thikë në kopshtin e fëmijëve në Kinë

gjashte-te-vdekur-nga-goditja-me-thike-ne-kopshtin-e-femijeve-ne-kine

Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Guangdong të Kinës.

Policia tha se ka arrestuar një 25-vjeçar me mbiemrin Wu në qytetin Lianjiang.

Viktimat e tjera janë një mësues dhe dy prindër, raportoi AFP, duke cituar një zyrtar lokal të qytetit. Një person ka mbetur i plagosur gjithashtu.

Sulmi ndodhi të hënën në orën 7:40 me orën lokale (23:40 të dielën GMT).

Burri është arrestuar në orën 8:00 dhe policia e ka cilësuar këtë rast “sulm me dashje”.

Një pronar dyqani që punon pranë kopshtit i tha BBC-së se zona përreth është mbyllur.

Sulmi ka ndezur një bisedë të gjerë nëpër platformat e mediave sociale kineze, me shumë përdorues që janë përgjigjur të tronditur.

Krimi i dhunshëm është relativisht i rrallë në Kinë, por vendi ka parë një sërë sulmesh me thika vitet e fundit, duke përfshirë disa në shkolla.

Në gusht të vitit të kaluar, një sulmues me thikë sulmoi një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Jiangxi, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Në prill 2021, dy fëmijë vdiqën ndërsa 16 të tjerë u plagosën gjatë një goditjeje masive me thikë në qytetin Beiliu, në rajonin autonom Guangxi Zhuang.

Në tetor 2018, 14 fëmijë u plagosën në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në Chongqing, në jug-perëndim të Kinës.

Autoritetet kineze kanë rritur sigurinë rreth shkollave që nga viti 2010.

Atë vit, Ministria e Sigurisë Publike u kishte kërkuar autoriteteve vendore që të “goditnin me vendosmëri” aktivitetet kriminale për të garantuar sigurinë e mësuesve dhe studentëve.

Pas sulmit të prillit 2021, Ministria e Arsimit urdhëroi gjithashtu stërvitjet e evakuimit emergjent në shkolla. /syri

Related posts

FSK e gatshme të niset drejt Shqipërisë

admin

Gjermani, qeveria arrin marrëveshje për lehtësimin e imigrimit të punëtorëve të kualifikuar

admin

Austri, kapen 53 emigrantë të parregullt në një kamion

admin