RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drini

gjendet-nje-trup-i-pajete-ne-lumin-drini

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e kësaj të shtune në lumin Drini në fshatin Krajk të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Telegrafin se trupi është gjetur nga peshkatarët që ndodheshin për peshkim atje.

Ai tutje ka thënë se viktima nuk është identifikuar ende.

“Rreth orës 15:40 policia është njoftuar se është gjetur një trup i pajetë në lumin Drini në fshatin Krajk. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatuar se në lum është gjetur një trup i njeriut që dyshohet se i përket një femre.

Kufoma është gjetur nga peshkatarët, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i kufomës”, ka thënë Bytyqi, duke shtuar se trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Telegrafi mëson se viktima dyshohet të jetë 59-vjeçarja me inicialet A.M, e cila ka rënë nga Ura e Fshajtë në Gjakovë. E njëjta ishte raportuar si e zhdukur që nga data 16.06.2023.

Related posts

Asociacioni i komunave kërkon pezullim të vendimit për ri-vlerësimin e pronave dhe të mos ketë rritje të tatimit

admin

Siguria në Kosovë, temë e komandantit të KFOR-it me ambasadorë

admin

VIDEO- Troket Viti i Ri 2026 në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarrësh në Auckland

admin