RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjenerali rus qëllohet disa herë me armë në Moskë

gjenerali-rus-qellohet-disa-here-me-arme-ne-moske

Një gjeneral i profilit të lartë në ushtrinë ruse është qëlluar disa herë dhe është plagosur në Moskë.

Gjenerallejtënant Vladimir Alexeyev u dërgua menjëherë në spital pas sulmit që ndodhi në një ndërtesë banimi në periferi të qytetit dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur, raportoi BBC.

Alexeyev është një zyrtar i lartë në Drejtorinë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse (GRU) – apo agjencia e inteligjencës ushtarake – dhe është figura më e fundit e rangut të lartë ushtarak që është shënjestruar në kryeqytet që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës, gati katër vite më parë.

Ai u vendos nën sanksione nga Bashkimi Evropian pasi GRU-ja u akuzua se qëndronte pas sulmit me agjent nervor në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2018.

“Viktima është shtruar në një nga spitalet e qytetit”, njoftoi Svetlana Petrenko nga Komiteti Hetimor i Rusisë, e cila tha se ka hapur një çështje penale për tentim vrasje.

Alexeyev ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Ukrainë, duke marrë pjesë në bisedimet me Ukrainën gjatë rrethimit rus të Mariupolit në vitin 2022.

Ai u dërgua gjithashtu për të negociuar me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili udhëhoqi një kryengritje të shkurtër dhe të përgjakshme në qershor të vitit 2023.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas të shtënave të mëngjesit të së premtes.

Ukraina ka marrë përgjegjësinë për disa sulme ndaj figurave ushtarake ruse në të kaluarën.

Related posts

Komandanti i KFOR-it kërkon dialog për veriun dhe parandalim të narrativave mashtruese

admin

BE nuk e ndryshon qëndrimin e saj ndaj regjimit të Asadit në Siri

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite evakuon me forcën e armës palestinezët e strehuar në spitalin “Nasser”

Muhamet Ramadani