Gjithsej 44 parti, koalicione partish dhe kandidatë të pavarur, gjashtë më pak se në totalin e zgjedhjeve të 21 majit, kanë dorëzuar kërkesat e tyre në Gjykatën e Lartë për të kandiduar në zgjedhjet kombëtare të 25 qershorit.
Ndër parashtresat është një nga Ilias Kasidiaris, i cili po vuan një dënim me burg për pjesëmarrjen e tij të nivelit të lartë në organizatën kriminale neonaziste ”Agimi i artë” (Chryssi Avgi).
Kasidiaris do të kandidojë me kombinimin e kandidatëve të pavarur “Grekët për Vend & Liri”.
Gjykata e Lartë greke do të shpallë listën përfundimtare të miratuar të enjten, më 8 qershor. /atsh