RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia përsërit optimizmin e saj për marrëdhëniet me Turqinë

greqia-perserit-optimizmin-e-saj-per-marredheniet-me-turqine

Greqia ka përsëritur optimizmin e saj për marrëdhëniet me Turqinë, që kanë parë një ngrohtësi të madhe në dy muajt e fundit, transmeton Anadolu.

Për transmetuesin grek ‘Skai TV’, ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, tha se “do të ishte gabim nëse Greqia nuk do të zgjaste dorën e shtrirë nga Turqia”.

“Do të ishte një akti kritik për interesat tona kombëtare”, tha ai.

Duke iu referuar mosmarrëveshjeve ekzistuese mes dy aleatëve të NATO-s, Dendias tha se “mundësitë për të pasur sukses janë të pakta, por është një detyrim kombëtar që të tentohet”.

Më tej, Dendias tha se Athina nuk i braktisi qëndrimet e saj të vendosura prej kohësh në politikën e saj të jashtme.

“Duhet të jemi optimistë, por edhe të kujdesshëm dhe jo naivë”, u shpreh ai.

Duke theksuar se kanë qenë miq të mirë me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu, Dendias tha se, “Kam pasur dhe gjithmonë kam komoditetin që ta telefonoj në celular”.

Më tej, ai tha se pas zgjedhjeve që do të mbahen në të dy vendet në muajin maj, do të jenë të mundshme negociatat për çështje urgjente.

Greqia ishte ndër vendet e para që përcolli ngushëllime dhe ofroi ndihmë më 6 shkurt, kur dy tërmete të fuqishme goditën 11 provinca turke.

Po ashtu, Turqia ishte vendi i parë që ofroi ngushëllime dhe ndihmë pas një aksidenti të trenit më 28 shkurt në Greqinë veriore ku humbën jetën të paktën 57 persona.

Pas aksidentit, Turqia lejoi transferimin në Greqi të një të burgosuri grek për të marrë pjesë në varrimin e djalit të tij.

Së fundmi, ministri grek i Mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulos, javën e kaluar vizitoi Turqinë dhe u takua me homologun e tij turk, Hulusi Akar.

Related posts

Greqia synon t’ia shesë Indisë 18 avionë “Mirage 2000”

rezart morina

Të paktën 25 milionë njerëz përballen me uri e kequshqyerje për shkak të konfliktit në Sudan

admin6

Murati: 10 milionë euro investime kapitale në tremujorin e dytë 2023

admin