Janë hapur konkurse për vende pune në disa ndërmarrje publike.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ministria e Ekonomisë.
Ndër ndërmarrjet ku janë hapur këto konkurse, janë Telekomi i Kosovës, Trepça, INFRAKOS e të tjera.
Njoftimi i plotë nga Ministria:
Konkurse në Ndërmarrjet Publike Qendrore për zyrtarë dhe profesionistë.
Ndërmarrjet tona publike kanë nevojë për profesionistë me integritet, dedikim e aftësi për t’u siguruar që ato arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Ju ftojmë të aplikoni në konkurset e mëposhtme:
Telekomi i Kosovës ShA:
— Zyrtar i auditimit të brendshëm
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ShA:
— Auditor kryesor, Zyra e Auditimit të Brendshëm
— Auditor i lartë financiar, Zyra e Auditimit të Brendshëm
— Auditor junior i përputhshmërisë, Zyra e Auditimit të Brendshëm
— Auditor junior operativ, Zyra e Auditimit të Brendshëm
— Auditor junior financiar, Zyra e Auditimit të Brendshëm
— Drejtor i burimeve njerëzore
Trepça ShA:
— Zyrtar çertifikues në Departamentin e Financave
— 5 Inxhinierë të elektroteknikës dhe energjetikës
http://trepcacorporation.com/index.php?page=announcements
Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos ShA:
— Zyrtar kryesor i financave dhe i thesarit
Kompania Rajonale e Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini” ShA Gjakovë:
— Kryeshef ekzekutiv
https://kruradoniqi-dukagjini.com/perseritet-konkursi…/
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ShA:
— Zyrtar kryesor i financave dhe i thesarit
— Drejtor komercial, shef i cilësisë së ujit dhe burimeve
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ShA:
— Zyrtar kryesor i financave dhe i thesarit
— Sekretar korporativ–këshilltar i përgjithshëm
https://ëëë.kmdk-ks.org/?page=1,7.